”S’ka 30 qershor”, Rama pritet me protesta në Durrës

Me qindra mbështetës të Partisë Demokratike, dolën për ti bllokuar rrugën Edi Ramës, që pritet të mbajë një miting elektoral në qytet gjatë orëve të pasdites. Me thirrjet ‘Rama ik” qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të autostradësn Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve ende jo zyrtare, Rama pritet të ketë edhe një takim elektoral në Kavajë ku edhe aty do të pritet me protesta.