Raporti i Ministres, Balliu: Siguria kombëtare në mëshirë të fatit

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook, thotë se siguria kombëtare është në mëshirë të fatit. Duke publikuar pjesë nga raporti i Ministrisë së Mbrojtjes, ai thotë se: ”Sot Ushtarakët paguhen me rroga qesharake. Forcat e Armatosura në Shqipëri marrin rrogat më të ultat në rajon. Sipas RAPORTIT TË MM, mungesa totale e MOTIVIMIT, DEGRADIMI MORAL, PSIKOLOGJIK DHE EKONOMIK në MM ka sjellë këtë gjendje dramatike. Raporti tregon se 80% e Forcave të Armatosura me grada të ulta do të largohen”.

Postimi i plotë

Ky është raporti i bërë me urdhër të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që mban numrin 231 me datë 19/02/2019. Në këtë gjendje mund të themi se vendi ynë sot është i pasigurtë, siguria kombëtare sot është në mëshirë të fatit dhe ne si shtet na rrezikohet edhe antarsimi në NATO, për shkak të degradimit total të FA, degradim i cili ka ardhur si shkak i korrupsionit dhe interesave të ngushta.

Sot Ushtarakët paguhen me rroga qesharake. Forcat e Armatosura në Shqipëri marrin rrogat më të ultat në rajon. Sipas RAPORTIT TË MM mungesa totale e MOTIVIMIT, DEGRADIMI MORAL, PSIKOLOGJIK DHE EKONOMIK në MM ka sjellë këtë gjendje dramatike. Raporti tregon se 80% e Forcave të Armatosura me grada të ulta do të largohen.

Ndërkaq sot nota mesatare për rekrutimin e oficerëve aktiv është ulur në 5 nga 8 që ka qenë, për hir të interesit dhe mungesës së konkurencës, duke ulur ndjeshëm cilësinë. Se treti sot ka një rënie të numrit të specialistëve si PILOT, ARTILJER, TEKNIK HELIKOPTERI, MOTORIST ANIJE, KIMIST MEKANIK etj. Është e paprecedentë që nevojat për rekrutim të FA të jenë më të larta se sa regjistrimet.