Protesta më e madhe kundër Kryeministrit, akuzohet për korrupsion

Qindra mijëra çek, rreth 250,000 sipas organizatorëve, kanë pushtuar Pragën në protestën më të madhe që nga 1989, kundër Kryeministrit të Republikës Çeke, Andrej Babisit, i cili është nën hetim për mashtrime tatimore dhe konflikt interesi në Evropë.

Ai akuzohet se ka përfituar padrejtësisht dy milionë euro nga fondet europiane.Një raport i Komisionit Evropian ka zbuluar gjithashtu se Babis është edhe përfitues i të ardhurave në dy fonde të mirëbesimit.

Protesta është organizuar nga Grupi Mijëvjeçar për Demokraci, i lindur nga një iniciativë studentore dhe i shndërruar në një lëvizje masive. Pavarësisht se numri i protestuesve është i madh, rrëzimi i qeverisë duket i vështirë. Kryeministri Babis refuzon të japë dorëheqjen kurse Presidenti Milosh Zeman thotë se nuk do ti kërkojë protestuesve të bëjnë hapa pas.