Përplasjet në KZAZ e Kavajës, arrestohet një tjetër qytetar (Emri)

Arrestohet një tjetër qytetar i Kavajës i shpallur në kërkim për incidentet e ndodhura pak ditë më parë në KZAZ-në 42 të Kavajës, aty ku pati përplasje mes policisë bashkiake që nuk lejonte vendosjen e materialeve zgjedhore dhe asaj të Shtetit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Enea Gjonaj.

Në mbështetje të policisë bashkiake gjatë tensioneve kishte edhe shumë simpatizantë të opozitës, të cilët u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë së Shtetit, duke bërë që këta të fundit të hidhnin gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion për të shpërndarë qytetarët.

Një ditë më parë, gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani, Ervin Baklli dhe Elvis Duro. Ndërkohë, që shtetasi Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, kurse Dermisha Bukova, Lirim Dedja dhe Fadil Rustemlliu në “detyrim paraqitje”. Të gjithë këta u përplasën fizikisht që të mos vendoseshin materialet zgjedhore në KZAZ e Kavajës.