Përparim Spahiu: Ulsi Manja, fytyra e sektit të “Rilindjes”

Përgjimet e publikuara nga “Bild” zbuluan zyrtarë të lartë të PS-së të përfshirë në blerje votash.

Pas këtij skandali, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka hedhur akuza të forta në drejtim të socialistit, Ulsi Manja.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Spahiu shkruan se Manja është fytyra e vërtetë e Rilindjes, duke e cilësuar një servil dhe kamikaz, që bën gjëra edhe përtej asaj qe i kërkon shefi (kryeministri Edi Rama).

Postimi i plotë i Përparim Spahiut

Sinjifikimi tipik i një Rilindasi, preja më origjinale.

Mbase zanafilla e urrejtjes time për këtë sekt, racën më të degjeneruar politike që Shqipëria ka prodhuar.

Pas asaj që dëgjuam të gjithë nga përgjimet, kuptuam se pse ai nuk kandidoi më në Diber. Grabitja e votës në vitin 2016 ishte “investimi” i tij te Shefi që të kishte një vend të sigurtë në listat e Tiranës.

Sa për detyrën e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Shefi nuk ka pasur nevojë që ai të investohej, stili prej servili dhe kamikazi, që bën gjëra edhe përtej asaj qe i kërkon, e bënte të pa konkurrueshëm në grupin e atyre që njohin ligjet në PS.

Në pergjimet e BILD del më skuthi, ku edhe pse është deputet i zones, “hallin” që ka shefi i policisë, ja delegon një tironsi.

Ky është Ulsi Manja.

P.S.

Dhe një pyetje që duhet ti jepet përgjigje:

A do mund të kalonte vettingun ish prokurori i Shkodrës Ulsi?!

A do mund ti përgjigjej drejtë, çil e mbyll, hetimeve për pronat e grabitura në Komunën e Velipojës?!

Pse u largua nga drejtimi i Prokurorisë Shkodër?!