“Nuk do lejojmë zgjedhje farsë”/ Voltana Ademi: ‘Në Shkodër nuk funksionon asnjë KZAZ’

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora Neës u shpreh se në Shkodër asnjë KZAZ nuk ka funksionuar.

“Në Shkodër asnjëra nga KZAZ-të nuk ka funksionuar asnjë ditë. Në njërën nga KZAZ-të asnjëherë nuk është mbledhur një trupë e tillë, ish-KZAZ-ja. Kanë filluar të mblidhen në dy të tjera, në mënyrë të paautorizuar. Sepse unë kam pasur një komunikim me shkrim duke e bërë me dije qëndrimin administrativ kundrejt një procesi farsë”, tha Ademi.