Ministri italian futet në aksion: Zbulohen telefonatat mes tij dhe Ramës: Në 30 qershor…

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Enzo Milanesi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe udhëheqësin e opozitës, Lulzim Basha.

Në të dyja këto biseda Milanesi ka konfirmuar se është me rëndësi që në 30 Qershor të shmangen elementët e dhunës, dhe të zbatohen parimet e demokracisë.

“Ka një rëndësi të madhe për të siguruar respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pavarësisht diferencave që keni ju si kundërshtarë politik është e domosdoshme të shmanget çdo formë e dhunës dhe të manifestohet respektimi i opinioneve dhe pozicioneve në mënyrë demokratike”.

“Duhet të sigurohet korrektësia e procesit të zgjedhjeve në Shqipëri”, ka deklaruar Milanesi.