Liridon Latifi transferohet te kampionët e Moldavisë

Ish-lojtari i Skënderbeut, Liridon Latifi ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Akademia Puskash në Hungari.

Futbollisti i grumbulluar edhe në disa ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, tashmë do ta vijojë karrierën te skuadra kampione e Moldavisë FC Sheriff.

Me anë të një postimi në “Instagram”, kampionët e Moldavisë i uruan mirëseardhjen futbollistit shqiptar. Në dy sezone u aktivizua në 29 takime në kampionat, duke shënuar vetë, një gol.