Interi mendon për shkëmbimin Nainggolan-Vidal

Interi po mendon t’i propozojë Barcelonës një shkëmbimin e Nainggolanit me Arturo Vidal. Të dy mesfushorët kanë të njëjtin rol, por karakteristika të ndryshme. Lojtarë cilësorë, por disi problematikë me sjelljen e tyre.

Futbollisti belg ka kontratë me Interin që skadon në vitin 2022 dhe përfiton 4.5 milionë euro në sezon tek zikaltrit, ndërsa Vidal merr dyfishin e pagës tek Barcelona, 9 milionë euro në sezon.

Vlera futbollistëve është pak a shumë e njëjtë. Shkëmbimi është vetëm një ide, por që shumë shpejt palët mund të nisin bisedimet. Kalimi i Arturo Vidalit tek Interi është përfolur shpesh, madje një vit më parë ai dukej shumë pranë kalimit te zikaltrit, derisa Barcelona ndërhyri dhe bllokoji gjithçka.