Georgina Rodriguez i rrëmben “skenën” Ronaldos gjatë pushimeve në Francë (FOTO)

Pas një sezoni të gjatë dhe të vështirë në Seria A, Cristiano Ronaldo, i ka rezervuar vetes dhe familjes së tij disa ditë pushime luksi. Nga Greqia, ylli portugez ka zbarkuar në plazhet e rivierës franceze, së bashku me Gerogina Rodriguez, e cila i ka vjedhur vëmendjen, pasi ka pushtuar faqet e para të mediave të mëdha botërore.

 

34-vjeçari po i shijon në maksimum këto ditë në jahtin super luksoz. Lidhja me bukuroshen spanjolle ndërkohë po shkon më së miri, pasi janë së bashku që nga viti 2016. Djali i tyre 8-vjeçar është gjithmonë i pranishëm në pushimet e tyre. /Koha Jone/