Fotoja hit në rrjet: ”Vendi drejt përplasjes, mbajini mend këto fytyra”

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit dhe fill pas këtij vendimi, një foto-meme po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Kjo foto me fokus anëtarët e Kolegjit Zgjedhor është montuar dhe brenda fotos është vendosur diktatori Enver Hoxha. Mbishkrimi me të cilin po shpërndahet imazhi është: Vendi po shkon drejt përplasjes, mbajini mend mirë këto fytyra.