EMRAT/ Kush janë 2 oficerët dhe avokati i arrestuar

Dy oficerë policie dhe një avokat janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier.

Arrestimi i tyre është bërë pas denoncimeve që kanë ardhur nga qytetarët, pasi policët dhe avokati u bënin presione dhe inskenime për të marrë para.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Erjon Muhaj, Marjon Hasanbasha, të dy oficerë policie dhe Klaudio Xhumerti, avokat.

Punonjësit e policisë u arrestuan pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me avokatin pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Në këto kushte, arrestimi u bë për veprat penale ‘Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre, në bashkëpunim’.

/ SYRI.net