Drejtuesja e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, takim me Ramën në selinë e PS

Drejtuesja e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, pak çaste më parë.

Zyrtarja e lartë e OSBE po zhvillon një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Ballën, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryeministri Rama, sot mblodhi edhe kryesinë e partisë dhe u caktoi detyrat e fundit socialistëve, të cilët ndodhen në javën e fundit të fushatës elektorale.