Denaj në Stokholm: Shqipëria potencial për investime në ekonomi

Shqipëria ka potenciale dhe resurse për zgjerimin e investime të rëndësishme në ekonomi, turizëm, bujqësi, infrastrukturë dhe energji. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bashkë me Zv/Ministrin Elton Haxhi dhe Zv/Ministrin e Jashtëm Sokol Dedja, morëm pjesë ditët e fundit, në Konferencën e Nivelit të Lartë të Ballkanit Perëndimor në Stokholm, për të diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike, dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ky event i organizua nga Ministria e Jashtme e Suedisë, vjen menjëherë pas publikimit të raportit të KE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit me biznesin suedez, kompani suedeze dhe përfaqësues të KE-së, ministrja Denaj, prezantoi potencialin ekonomik që ofron vendi ynë, duke vendosur theksin te sektorët kyç për të investuar dhe mbështetur financiarisht, siç janë industria e turizmit, bujqësisë, infrastruktura, ndërtimi dhe energjia.