“Bomba” nga Anglia, PSG propozon shkëmbimin Neymar-Pogba

Paul Pogba dhe Neymar siç kanë bërë edhe në vitet e fundit, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në merkato. Sipas “Independent” në orët e fundit, PSG ka propozuar një shkëmbim me Paul Pogba në mënyrë direkte. Gjithsesi klubi anglez është në dilemë për shkak të pagës së frikshme të brazilianit që shkon në 36 milionë euro.

 

Të dy futbollistët duan të largohen nga skuadrat e tyre respektive, por janë të vështirë për t’u transferuar në ekipet e tjera për shkak të pagave dhe vlerave të kartonëve. Drejtuesi ekzekutiv i United, Edward Gareth është një ndër të parët që nuk e pranon këtë shkëmbim, pasi e konsideron francezin një futbollist kyç në ekipin e tij.

Neymar ëndërron një rikthim në Barcelonë, ndërkohë që francezi është në dilemë mes Realit dhe Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/