Benitez largohet nga Newcastle, Mourinho gati t’i zërë vendin bashkë me Materazzin

Newcastle United duhet të gjejë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit anglez dhe spanjolli Rafa Benitez nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit, me kontratën aktuale që skadon më 30 qershor.

 

59-vjeçari ka shpenzuar pak më shumë se tre vjet në krye të “qymyrxhinjve”, kur mori detyrën pas largimit të Steve McClaren në mars të vitin 2016. Emri më i mundshëm që mund të marrë drejtimin e bardhezinjve, Jose Mourinho. Portugezi është trajneri i zgjedhur nga pronarët e rinj të klubit, teksa një nga kandidatët e tjerë është Arteta. Në stafin e Mourinhos, pritet që të jetë edhe Materazzi.

Trajneri i njohur është i papunë që nga fundit i vitit të kaluar, teksa ofertat për të kanë munguar. Kontrata pritet që të jetë e majme, edhe pse nuk është skuadra që ai kishte menduar për të vijuar trajningun.