Bashkia Devoll letër KQZ-së: Nuk do lejohet futja e materialeve zgjedhore

Bashkia Devoll i ka dërguar ditën e sotme një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Letra është nisur me qëllim revokimin e vendimit për caktimin e qendrave të votimit.

Sipas tyre nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit dhe se këto të fundit do të ruhen nga punonjës të bashkisë.

Ky vendim është marrë në zbatim të dekretit të presidentit.

Bashkia e Devollit është e vendosur për të marrë në administrim Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve së bashku me qendrat e votimit.