Aksioni opozitar, Basha mbledh aleatët

Kjo javë është vendimtare për fatin e Shqipërisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje me kryetarët e partive aleate opozitare në selinë e PD-së. Mëoshet se në këtë mbledhje do të diskutohet për vijimësinë e aksionit opozitar në javën e fundit të qershorit, që mbyllet me datën 30. Shumica qeverisëse vijon të thotë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Kjo mbledhje bëhet një orë pasi Kryeministri Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste, ka mbledhur Kryesinë e PS dhe ka caktuar detyrat për mbylljen e fushatës elektorale dhe zhvillimin e zgjedhjeve me çdo kusht më 30 qershor.