11 futbollistëve që u përfundon kontrata këtë të diel (FOTO LAJM)

Më 11 futbollistë disa futbollistë të njohur do të mbeten pa kontratë. Ata kanë vendosur për të mos nënshkruar kontratë të re me skuadrat e tyre respektive dhe tashmë janë në kërkim të destinacioneve të reja.

Në portë është portieri Buffon, i cili nuk mundi të rinovonte kontratën me PSG. Në mbrojtje spikat Dani Alves, i cili gjithashtu do të largohet nga ekipi francez. Cahill dhe Vermaelen janë dy qendërmbrojtësit më të spikatur pa kontratë, ndërkohë që në krahun e djathtë Felipe Luis është në kërkim të një destinacioni të ri.

Në mesfushë gjejmë një numër të madh futbollistësh me një karrierë të rëndësishme. Në të është ylli i PSG, Rabiot, apo Ander Herrrera i United. Frank Ribery ndërkohë është një emër që para disa vitesh dukej e pamundur për ta rrëmbyer edhe duke paguar me miliona euro.

Nuk mungon cilësia as në repartin e avancuar, atje ku Sturridge dhe Ëelbeck janë dy emra interesant, ndërkohë që edhe Kruse është një profil për t’u pasur në konsideratë. /R.Lika-Koha Jone/