Zbulohet si dështoi transferimi i De Ligt te PSG dhe afrimi te Juvja

Afrimi i Leonardo si drejtor sportiv i PSG, ka qenë përcaktues për fatin e të ardhmes së De Ligt. Mbrojtësi holandez kishte mbyllur gjithçka me klubin parizien.

Rroga e majme thuajse 10 mln euro, fluturime me avion dhe shumë lehtësira të tjera. Akord edhe me Mino Raiolan dhe komisionin për superagjentin, duke fiksuar shifrën e kartonit në 70 mln euro.

PSG kishte në dorë De Ligt dhe gjithçka ishte e kryer deri kur ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte: Henrique u shkarkua dhe në vend të tij u rikthye Leonardo si drejtor sportiv. Kështu, parakontrata dhe akordi ranë poshtë, pasi braziliani nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë dakord me komisionet dhe përfitimet e Raiolas.

Agjenti ka shfryrë inatin dhe aty ka nisur të negociojë me Juventusin. Bardhezinjtë janë gati të harxhojnë 70-75 milionë euro për ta rrëmbyer na Ajaxi dhe 12 milionë euro në sezon për lojtarin.