Ronaldo la një bakshish të çmendur për stafin që u kujdes për të në Greqi

Cristiano Ronaldo nuk kursehet shumë kur bëhet fjala për pushimet. Ylli portugez kaloi disa ditë reklasi në Greqi, të cilat i kanë kushtuar rreth 8 mijë euro nata. Gjithsesi nuk ka munguar as shpërblimi për punonjësit që i kanë shërbyer.

Mësohet se Ronaldo i ka lënë 20 mijë euro bakshish stafit të vilës luksoze ku ai kaloi disa ditë pushime. Portugezi qëndroi në “Royal Villa Methoni”, ku stafi i garantoi një relaks fantastik dhe mbi të gjitha qetësi absolute.

Për këtë shërbim Cristiano Ronaldo ka vendosur të lërë një bakshish vërtet të majmë. Gjatë pushimeve portugezi mori edhe një yaht të gjatë 46 metra, që i kushtoi 56 mijë euro për dy net.