Rama pritet me protesta edhe në Gjirokastër, përplasje me policinë (VIDEO)

Mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë turin e takimeve elektorale. Protestuesit kanë protestuar me thirrjet “Rama ik”, ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën.

Policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit për mos i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor. Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë.

Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.