Maldini kapet mat në restorant duke biseduar me yllin e Real Madridit

Paolo Maldini ka marrë në dorë frerët e klubit të Milanit dhe tani që është bërë drejtor teknik është duke udhëtuar dhe takuar me futbollistëtë ndryshëm.

Së fundmi ai është fotografuar nga programi “El Chiringuito” në plazhin e Ibizës, teksa po bisedon me Theo Hernandez, mbrojtësin e talentuar në pronësi të Realit, duke i paraqitur projektin e klubit kuqezi dhe duke u përpjekur që ta bindë.

Sezonin e shkuar ishte në huazim te Real Sociedad, ndërkohë që kuqezinjtë janë gati që të ofrojnë 17-20 milionë euro për ta prezantuar këtë verë në ekipin e Giampaolos.