Laçi mund Kukësin në miqësore me golat e Markut dhe Deliut

Kukësi dhe Laçi provuan forcat në një miqësore të zhvilluar në qytetin e Librazhdit në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Europa League. Nënkampionët e Shqipërisë, të udhëhequr nga Ernest Gjoka u mposhtën 2-0 nga kurbinasit, teksa të dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë.

Ernest Gjoka hodhi në fushë nga minuta e parë, një formacion të përbërë nga lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës sezonin e kaluar, ndërsa Starova u dha mundësinë e aktivizimit që në fillim disa prurjeve të reja.

Pjesa e parë ishte përgjithësisht e qetë dhe u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan Rudolf Marku dhe Arit Deliu. Kjo ishte miqësorja e parë për Kukësin, ndërsa Laçi ka fituar edhe përballë Teutës me rezultatin 1-0.

Fotografia e F.K Kukësi Albania