A do të arrestohet kryeministri, për Grusht Shteti, pas 30 qershorit?

Edi Rama po ecën drejt shtegut ku në fund del humnera, por humnerë për popullin që do përplaset me 30 qershor, pasi ai, personalisht ka helikopterin qeveritar, që rri ndezur 24 orë këto ditë të prag përplasjes së madhe civile.

Kryeministri e ka një mision brenda vetes. E do marrjen e çdo pushteti në këtë vend. Realisht ai po shkon drejt një mbretërie “demokratike”, ku pasi të marrë edhe presidencën (gjithnjë nëse gjykata kushtetuese emërohet me njerëz të Ramës), ai me kaq vota sa ka në parlamentin aktual, ku “opozita e re” si në asnjë rast në historinë e pluralizmit botëror voton dhe duartroket kreun e qeverisë; do të ndryshojë Kushtetutën duke e shpallur Mbretëri.

Shumë njerëz e marrin me humor këtë ide utopike të Edi Ramës, por ai e bën.

E menduam kur erdhi me biletën e Ben Blushit në shkurt 1998 si ministër kulture, si njeri reformator, por që cakun e ka deri te ministri. Nuk vonoi dhe me përkrahjen e hapur të kryeministrit Meta në vitin 2000 u zgjodh kryebashkiak i Tiranës. Me pas me idetë e Koço Kokëdhimës ai u turr të marrë PS-në. Asnjë nuk e mendonte, por ia doli. E mori dhe PS-në. Më pas përlau kryeministrinë me lëshimet e Ilir Metës, që nuk kishte zënë mend nga spërdredhjet e Edi Ramës.

Tani pasi futi në dorë biznesin, rilidhi fijet me botën e nëntokës, botë e cila në vitet ’20 në New York bëri namin, pasi mikloi dhe lidhi pas interesave botën e medias, pasi mori prokurorinë, pasi sajdisi disa ambasadorë e ambasadoresha, pasi gjeti fijet e pazarit me presidentin Thaçi e presidentin serb Vuçiç, pasi preku ndërkombëtarët me “dëshirën” për reformën në drejtësi, duke ua dhënë si kavio vendin në eksperimentin e pandodhur ndokund, pasi bëri 100 deputetë, ku futën idiotët, injorantët apo pazarxhinjtë, e ku Rama, tashmë i quan “opozita e re”, pasi po bën për herë të parë votime me një parti, si dikur diktatori-mbret, Enver Hoxha; ai Edi Rama ka vendimin e tij final: Të shpallë me Kujtim Gjuzin, Ylsi Manjën and co, Shqipërinë si Mbretëri.

Dhe e bën, nëse nuk del populli në rrugë me 30 qershor.

Përgjimet e publikuara nga gjermanët, vendosmëria e Presidentit, por veçanërisht ndërgjegja e dy prokurorëve të cilët po përgatiten të firmosin urdhër arrestin për kryeministrin, mund të sjellë EPOKË të re në Shqipëri.

S.P.