“Rama, Milosheviçi shqiptar”, IFIMES del në përfundimin e frikshëm: Shumë shpejt konflikt i armatosur

Një studimi i fundit i kryer nga Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES) me seli në Ljubljanë, i mirënjohur ndërkombëtarisht për analizat e tij në fushat që mbulon ka dalë në përfunimin se Kryeministri shqiptar Edi Rama, nisur nga veprimet e tij politike, i ngjan gjithnjë e më shumë një “Millosheviçi shqiptar”.

Në përfundim të rrezikut theksohet fakti se Shqipëria nëse vijon me të njëjtën situatë politike mund të përfundoj në një konflikt të armatosur.

Studimi ngre alarmin se situata aktuale në Shqipëri është shumë shqetësuese, veçanërisht tani që ka edhe shenja për një përplasje të mundshme civile.

Sipas studiuesve, rruga për stabilizimin e situatës në Shqipëri kalon përmes formimit të një qeverie kalimtare, e cila të bëjë përgatitjet e duhura për zgjedhjet e lira dhe të  ndershme, përndryshe, siç paralajmërohet në këtë studim, Rama do ta çojë Shqipërinë në një përplasje civile.

“Administrata e Brukselit përflitet të jetë e korruptuar. Analistët dhe studiuesit shpesh kujtojnë shembullin e kryeministrit Rama, që në nënyrë të dyshimtë dhe korruptive, ia ka dalë të ketë në Bruksel një ndikim jot ë ligjshëm,- thuhet ndër të tjera në këtë studim të IFIMES.

Studimi rikujton se Shqipëria ka qënë në prag të luftës civile në vitin 1991 dhe 1997.

Studiuesit e shohin opozitën shqiptare si opozitën më të fortë në të gjithë rajonin, që siç thonë ata, kundërshton me forcë “regjimin e urryer të Edi Ramës. Studiuesit e IFIMES, gjithashtu, besojnë se mbajtja e zgjedhjeve të 30 qershorit është e pamundur.

https://mia.mk/2019/06/ifimes-rama-eshte-millosheviqi-shqiptar/?lang=sq

https://www.krstarica.com/vesti/svet/ifimes-rama-je-albanski-milosevic/

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2019&mm=06&dd=18&nav_category=78&nav_id=1556242