Mesazhet e kryetares së LSI në protestën kombëtare të opozitës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot në protestën e opozitës se Shqipëria është gati për ndryshimin e madh. “Aspirata jonë Shqipëria si gjithë Evropa Ëndrra e Ramës izolimi i shqiptarëve.E ardhmja e të rinjve është shpresa e Shqipërisë, fati i Ramës mynxyrë për vendin”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Znj. Kryemadhi, çfarë prisni nga protesta e sotme?

Kryemadhi: Edhe pse Edi Rama po mundohet fort për ta larguar Shqipërinë nga Bashkimi Evropian, sot pjesëmarrja që po rritet gjithnjë e më shumë në rritje po tregon që shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Dua të them që kjo protestë e sotme, e cila është protestë paqësore, siç kanë qenë të gjitha protestat e tjera, pavarësisht provokimeve apo ndikimeve nga Policia e Shtetit apo nga segmente kriminale, shqiptarët kanë përballuar çdo provokim. Dhe kjo protestë e sotme është protestë e graver e vajzave, e fëmijëve të shqiptarëve, është protesta e nënave të cilat duan që fëmijët e tyre të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Pavarësisht se Rama është një nga shkatërrimtarët kryesorë të Shqipërisë, sot shqiptarët më shumë se kurrë janë  të vendosur për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri. Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti dhe ky bekim që Zoti i ka dhënë këtij vendi, do ta bëjë forcën e shqiptarëve, forcën e këtij vendi për t’u përballur me sektin më kriminal që ka pasur ndonjëherë Shqipëria , sektin e Rilindjes, të cilët kanë kapur çdo segment, kanë kapur qeverinë, kanë kapur gjykatat, kanë kapur parlamentin, kanë kapur çdo gjë. Por vetëm në gjë nuk kanë kapur dot, zemrën e shqiptarëve, e cila do të jetë ajo që do të luftojë deri në fund për ta çliruar njëherë e mirë këtë vend dhe kjo ditë e sotme  do ti japë fund tranzicionit, tranzicionit të 30 viteve në Shqipëri, tranzicioni politik, ekonomik e social do të mbyllet me etapën e Ramës dhe Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit shqiptar dhe pas ikjes së tij Shqipëria do të zhvillohet dhe do të jetë një vend evropian. Kryeministri ynë shquhet për frikacak. Do ta çojë deri në zgrapën e fundit për t’u justifikuar përballë kriminelëve, për t’u justifikuar përballë njerëzve të cilët e kanë marrë peng dhe nuk e lënë këtë të largohet.  Pavarësisht nga kjo 30 qershori do të jetë një ditë në kalendarin e shqiptarëve, një ditë normale, si çdo e diel tjetër, nuk do të jetë ditë zgjedhjesh sepse nuk ka për të pasur zgjedhje, kjo gjë është e vendosur, pavarësisht se z. Rama në ëndrrat dhe mendjen e tij mendon se mund të ketë zgjedhje.

Pse e mendoni këtë gjë?

Kryemadhi: Ne nuk mendojmë sepse nuk do të ketë zgjedhje. Është shumë e thjeshtë dhe e qartë.

Znj. Kryemadhi një nga çështjet më të nxehta këto ditë ka qenë sigurisht dosjet 184 dhe 339, por asnjëri nga ndërkombëtarët nuk ka reaguar për këto dosje. Si e konsideroni këtë heshtje të faktorit ndërkombëtar?

Kryemadhi: Heshtja e faktorit ndërkombëtar është mbështetja më e madhe që i jepet shqiptarëve, sepse heshtja e tyre për dosjen 184 dhe 339 tregon më së miri kapjen e Edi Ramës, megjithatë ajo që dua të them është që 184 dhe 339 nuk do ta gjykojnë as ambasadorët, as ndërkombëtarët, as ministrat e jashtëm, as kancelarët e as presidentët. Dosjet 184 dhe 339 do t’i gjykojë drejtësia shqiptare dhe ajo drejtësi e cila nuk emërohet dhe votohet nga krimi i organizuar, por ajo drejtësi për të cilën shqiptarët kanë aspiruar në 30 vjet.  Ajo drejtësi me të cilën Edi Rama tentoi të kapte çdo segment dhe nëpërmjet asaj drejtësie kërcënon jo vetëm partinë e tij, por kërcënon bizneset, drejtësinë, gjyqtarët dhe prokurorët.  Megjithatë dua të them që 184 dhe 339 është fillimi dhe fundi i Edi Ramës. Ashtu siç e filloi, ashtu edhe do ta mbarojë.

Znj. Kryemadhi këto ditë janë shënuar një sërë incidentesh në disa qytete të vendit ku mbështetës të opozitës kanë sulmuar KZAZ-të përkatëse, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit Meta, incidente të shoqëruara me një sërë sulmesh fizike, arrestime dhe të plagosur. Si i konsideroni këto sulme?

Kryemadhi: Unë i dënoj dhe i distancohem nga të gjitha incidentet që kanë ndodhur në KZAZ. Çdo mjet që digjet paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptar, çdo gjë paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptar. Mos harroni, Edi Rama nuk nxjerr asnjë qindarkë nga xhepi i tij apo nga llogaritë e tij personale. Për çdo gjë që ne shkatërrojmë, apo që njerëzit nxjerrin inatin e tyre prej taksave të larta. Shqiptarët e dinë se si paguan çdo familje 100 lekë më shumë për ujin e pijshëm. Unë nuk mendoj që jemi në prag të 97-ës, unë mendoj që ne kemi nj grup në opozitë që është një opozitë e përgjegjshme që nuk qëndron më si fasadë në atë Parlament ilegjitim. Të gjithë ata deputetët, të cilët pranuan për të qenë njëlloj me qytetarët sot treguam që kemi një klasë politike që o pajtohet me situatën që kemi ne sot, por ama një pjesë e tyre do që të marrë përsipër për të luftuar dhe për të ndarë një herë e përgjithmonë të mirën nga e keqja dhe për tu kthyer në normalitetin politik.

Normalitet politik nuk është një benefit që politikanët marrin, por politikë do të thotë që të gjithë janë të barabartë para ligjit, që të gjithë janë të barabartë para shërbimeve shëndetësore dhe nuk ka standard tjetër për politikanët dhe tjetër për qytetarët. Mendoj që ka ardhur koha që të gjithë të jemi të barabartë.

Si e komentoni reagimin e Ambasadës Amerikane për protestën e 9-të kombëtare?

Kryemadhi: Unë mendoj që ajo është një rutinë që bën Ambasada Amerikane, si gjithmonë. Këtu nuk është më çështje ambasadash, për fatin tonë nuk vendosin ambasadat, as ambasadat, as personeli i ambasadave, për fatin e shqiptarëve vendosin vetë shqiptarët. Nëse ka një ambasadë që shkon dhe voton në qendrat e votimit të shqiptarëve, atëherë po. Ata nuk janë as taksapaguesit shqiptar, nuk janë as të zyrës shqiptar. Normalisht nga një anë janë transitorë, të cilët kanë disa fletë ditari për ndërrimet e tyre dhe misionet e tyre në Shqipëri, vënë interesat e vendit të tyre, mbrojnë interesat e bizneseve të tyre, nuk mbrojnë interesat e Shqipërisë, nuk mbrojnë interesat e bizneseve shqiptare. Kështu që ata në çdo moment, shikoni të gjitha deklaratat e ambasadave janë për qytetarët e tyre.

Zoti Rama ka qenë në një koncert në Butrint të një këngëtare franceze…?

Kryemadhi: Unë shpresoj të shkojë ta shohë atë si këngëtare dhe të dëgjojë 11 këngët e saj, duke pasur dhe mik Sarcozy, shpresoj të mos bëjë të njëjtën gjë që ka bërë me shoqet e shokëve.

Znj, Kryemadhi, çfarë do të bëjë z. Meta pasi të shkarkohet si President?

Kryemadhi: Mund të pyesni z. Meta. Unë jam shumë e lumtur nëse z. Meta do ti kthehej jetës së tij normale, megjithatë di të them që në karrierën e secilit nga ne, qoftë timen, apo qoftë të z. Meta asnjëri nga ne nuk ka ndikuar. Secili ka pasur këndvështrimin e tij, secili ka pasur karrierën e tij, me uljet dhe ngritjet, pavarësisht se të dy bashkë i kemi marrë kostot njëri – tjetrit por asnjëri nuk i ka marrë benefitet.

A do ishit e gatshme ti lëshonit postin si kryetare e LSI-së?

Kryemadhi: Ajo që do të doja është që të vinte dhe të hynte në një garë të vërtetë për të parë se kush do të fitonte.

ZNJ. Kryemadhi mendoni që lufta mes jush si opozitë dhe z. Rama janë zbehur për shkak se gjithë fjalimet e z. Rama janë drejtuar presidentit Meta?

Kryemadhi: Z. Rama ka një problem shumë të madhe personal, megjithatë unë them që njerëzit makthet e tyre që nga rinia e vet e deri tashmë në vitet e fundit të karrierës politike nuk zgjidhen duke sharë por duke dhënë alternativa. Po të jetë për të sharë, sigurisht që në fjalorin shqiptar ka sharje pa fund. Por mendoj që zgjedhja për ti dhënë bukë shqiptarëve, punë shqiptarëve, drejtësi shqiptarëve, nuk është sharja, por është alternativa dhe sot ne kemi në shesh me qindra mijëra shqiptarë në Shqipërinë më të rrudhur sepse ajo që më bën përshtypje është pjesëmarrja e madhe e vajzave dhe grave dhe kjo tregon se çdo gjë është në rrugën e duhur. Gjithë këto njerëz sot nuk dalin as për Lulin, as për Monën, as për fallxhoren, as për Saliun e as për Ilirin. Ata dalin sepse duan punë, duan siguri, taksa të ulëta, arsim, zhvillim e shëndetësi falas. Të gjithë këto premtime që ua premtoi shqiptarëve i ka kthyer mbrapsht. Shqiptarët kanë dalë sepse janë lodhur nga tranzicioni dhe këtij tranziocioni do t’i japin fund.