Aromë dhe energji argjentinase në Teatrin Skampa

Aromë dhe energji argjentinase në Teatrin Skampa të Elbasanit.

Balerinët Enada Hoxha dhe Gert Vaso, sollën artin e mirëfilltë argjentinas që për publikun shqiptar është pak i njohur. E veçanta e shfaqjes ishte muzika live në të cilën interpretuan artistët por edhe grupi Sangre Nativa-Argentina që për herë të parë në Shqipëri shpalosën folkun dhe kulturën e vendit të tyre nëpërmjet valleve karakteristike, ritmike dhe elegante.

Enada Hoxha: Nuk diskutohet se Argjentina është numri 1 i tangos por në këtë repertor kemi zgjedhur të jemi unë dhe Gerti me tango dhe një nga çiftet argjentinase sepse të gjithë fokusin ia kemi dhënë folklorit të tyre, i cili është i panjohur.

Kjo shfaqje do të udhëtojë në verë në disa qytete në  Korçë, Fier, Shkodër dhe Vlorë.