Aksident me pasojë vdekjen në Kamëz, arrestohet 32-vjeçari

Arrestohet 32-vjeçari pas aksidentit me pasojë vdekjen që sipas policisë ka shkaktuar në Kamëz.

“Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë më datë 22.06.2019, rreth orës 01.00,  pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.”, njofton policia.

Sipas informacioneve në vendngjarje i riu është larguar nga vendi i aksidentit por për lokalizimin e tij janë përdorur kamerat e sigurisë.

“Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe  “Largimi nga vendi i aksidentit” .”, përfundon policia.