Zheji paralajmëron dorëheqjen e Ramës: Dakordësi në nivele të larta dhe sistem garancish

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Zheji, deklaroi se po përgatitet dorëheqja nga Rama.

Zheji tha se do të ketë një dakordësi të niveleve shumë të larta dhe një sistem garancish për daljen e tij nga skena politike në mënyrë të paqtë.

Madje këtë tezë të tij ai e mbështeti dhe në një deklaratë të mikut dhe këshilltarit të kryeministrit Baton Haxhiu, i cili dje foli për fundin politik të Ramës.

Duke komentuar protestën, Zheji tha se protesta e sotme e opozitës është jo për rrëzimin e Ramës, por festa për rrëzimin e tij.

Artur Zheji: Masiviteti është shumë i madh.Ka një gëzim të brendshëm në protestë dhe gëzimi vjen nga bindja se  Rama shpejt do të japë dorëheqjen.Ky gëzim i protestës është sepse lajmi virbron në protestë. Rama e ka gjetur rrugëdaljen. Do të ketë një dakordësi të thellë të niveleve shumë të larta dhe një sistem garancish që mund të kemi një dalje nga skena në mënyrë paqësore. Nëse vutë re një lajm  që ka bërë xhiron e rrjeteve, një nga miqtë e tij më të ngushtë dhe këshilltarët e tij më jetëgjatë Baton Haxhiu foli dje për fundin politik të Ramës. 

Ai nuk e ka thënë se e ka menduar, ai e ka thënë se Rama ja ka thënë ta thotë. Po përgatit terreninpër largimin e Ramës dhe kjo është përceptuar me shumë gëzim nga protesta. Duket se protesta nuk po mbahet me qëllimin që Rama të rrëzohet, por për të festuar që Rama u rrëzua. Rama u rrëzua, është gëzimi i kësaj protestë.

I pyetur se kur do të ndodhë dorëheqja, ai pati këtë koment:

Zheji: Dorëheqja është një rrugë e kërkuar nga kryeministri sepse ka shkuar drejt të pamundësrës në mënyrë shumë transparente. Çdekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i shkon kundra sepse do të devijojë në momentin e fundit, nuk mund të ketë zgjedhje.