Protesta/Ironia therëse e të rinjve të LSI-së (FOTO)

Kjo protestë e 9-të kombëtare, do të mbahet mend si protesta më madhështore dhe protesta me mesazhet më të goditura. Lëvizja Rinore për Integrim, ka zgjedhur një mënyrë orgjinale për të treguar se përgjimet e eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste të lidhur me shitblerjen e votave, do të jenë arsyeja kryesore e protestës së sotme! Opozita ka disa muaj që ka ngritur këtë shqetësim dhe tani me publikimin e audio-përgjimeve kauza për zgjedhje të lira e të ndershme bëhet më aktuale se kurrë.

Demokracia është në rrezik nga Edi Rama dhe banda e Rilindjes prandaj rezistenca bëhet një detyrim për këdo që e do lirinë dhe progresin e Shqipërisë drejt familjes Europiane!

”Fluturime nga puna” po nuk votuan PS, ”fugona me çuna problematik” që ruajnë zyrat e kandidatëve, ”lekë për vota” si pazar i gjësë së gjallë nuk janë e nuk do të jenë kurrë mjete demokratike.

Të rinjtë e formueve rinore të opozitës, janë shfaqur tejet kreativ në protestën e sotme. Ata janë maskuar si kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe si pjesëtarët e fisit Avdyli. Ashtu të maskuar dhe me bluza të bardha ku kanë stampuar emrat e Avdylëve dhe të kryeministrit ata janë shtrirë në një krevat dopio pranë kryeministrisë.  Krevati shihet i mbuluar me një çarçaf ngjyrë violë, njësoj si ngjyra zyrtare e Partisë Socialiste.