Moderatore, këngëtare por Luana Vjollca habit me profesionin e saj të ri

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po jeton momentet me të lumtura të jetës së saj.

E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë e deri tani i ka ecur goxha mirë.

Përveç projekteve muzikore ajo është shumë aktive edhe me koncerte të ndryshme ku ftohet për të performuar dhe i gjithë publiku çohet në këmbë.

Së fundmi, Luana ka bërë pyetësorin “Ask me a question” në llogarinë e saj të Instagramit, ku ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë projekti mendojnë se ajo do të sjell së shpejti.

“Çfarë mendoni që po vjen? Këngë e re, emision i ri, brand i ri apo film?”- ka shkruar Luana në postimin e saj duke na lënë të kuptojme se përveçse këngëtare ajo do të bëhet dhe një akore e talentuar ku së shpejti mund ta shohim si protagoniste e ndonjë filmi.