LIVE/ Me flamurët ”Kuq e Zi”, mijëra qytetarë drejt Kryeministrisë

Qindra qytetarë të veshur me bluzet ku shkruhet ”Rama IK” dhe me famujt Kuq e Zi, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Protesta zhvillohet pas daljes së përgjimeve të qeverisë “Rama”, ku zyrtarët më të lartë të Rilindjes faktoheshin duke vjedhur votat. Policia ka ngritur postoblloqe në gjithë hyrjet e Tiranës, me argumentin për të disiplinuar trafiku, por qytetarët thonë se po ushtrohen kontroll dhe vonesa të qëllimshme për gjithë protestuesit. Ndërkohë policia ka marrë masa të rrepta për rrethimin e godinës së Kryeministrisë dhe godinës së parlamentit. Qindra forca policore janë vendosur që në orët e para të mëngjesit në zonën ku do të zhvillohet protesta.