ZYRTARE/ Talenti i Realit transferohet te Atletico Madrid

Marcos Llorente është futbollisti më i ri i Atletico Madrid. “Loc Colchoneros” kanë arritur akordin për transferimin e tij në rivalët e tyre, për shifrën e 40 milionë euro. Ai do të zërë vendin e Rodrigos, i cili pritet që të largohet te Manchester City për 70 milionë euro.

 

Llorente nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Zidane, ndaj ai vendosi që të vijonte karrierën te Atletico, në të cilën do të jetë titullar në mesfushë. 24-vjeçari në fakt ndiqej edhe nga skuadra të tjera europiane si Interi dhe Roma, por ai vendosu që të qëndronte në La Liga. /Koha Jone/