ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi i Partizanit transferohet në Seria A

Amir Rrahmani nuk do të luajë në Belgjikë në sezonin e ri. Mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit ka refuzuar ofertën e Standart Liege për të nisur një aventurë të re në Seria A me Hellas Veronën.

 

Lajmin e ka dhënë gazetari i njohur i “Sky Sport”, Di Marzio. Menaxheri i mbrojtësit, Adrian Aliaj, është mik i ngushtë i trajnerit aktual të Veronës, Juric. Kartoni i Rrahmanit vlerësohet te 2-3 milionë euro, ndërsa Verona ka paguar 2 milion euro plus bonuse.