Voltana Ademi: Shkodra i ka hapur luftë kryemafiozit Edi Rama

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh mbrëmë para drejtorisë së policisë së Tiranës ku u shoqërua ish-deputeti Bradh Spahia, se Shkodra i ka hapur luftë kryemafiozit Edi Rama.

“Sot qytetarët e Shkodrës, njerëzit e ndershëm i kanë hapur luftë kryemafiozit Edi Rama dhe kupolës qeverisëse të këtij vendi. I kane hapur lufte kriminelëve që sundojnë qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë. Përfaqësuesit e qytetarëve ata që protestojnë në emër të të drejtave të njeriut dhe kundër dhunuesve, arrestohen. Qytetarët e Shkodrës nuk kanë për ta lejuar kurrë këtë.

Ata do të bashkohen për të parandaluar një regjim diktatorial të mafias dhe të krimit të instalohet në Shqipëri. Bashkia Shkodër jemi në pozicionim legjitim për të jetuar dhe për të qenë të lirë në këtë vend. Qyteti i Shkodrës nuk mund të lejojë që një sistem monist të instalohet”, tha ajo.