Thyhet rekordi: Për momentin, ky film po bën namin!

Një ndër filmat më të fundit të Netflix, “Murder Mystery” (Misteri i vrasjes) është parë nga gati 30.9 milionë llogari në vetëm tri ditët e para të publikimit. Të paktën kështu thotë Netflix.

Me regji të Kyle Newacheck dhe Anne Fletcher, filmi me protagonistë Adam Sandler (po ashtu edhe producent) dhe Jennifer Anison, është një komedi që vendoset në Europë. Një polic nga Nju Jorku shkon në pushime së bashku me bashkëshorten e tij në mënyrë që të ringjallin pasionin mes tyre. Krejt rastësisht, ata e gjejnë veten të përfshirë në një vrasje.

Të dhënat, pra 30.9 milionë përdoruesit që panë filmin, është e pamundur të verifikohen, megjithatë Netflix thekson se kompania i numëron shikimet vetëm nëse përdoruesit kanë parë të paktën 70% të filmit.

Deri para “Murder Mystery”, hiti më i madh i Netflix ishte “Bird Box” që arriti të grumbullonte 45 milionë shikime në një javë. Në “Bird Box,” protagonistja Sandra Bullock luan rolin e një nëne beqare që përpiqet të shpëtojë jetët e fëmijëve të saj pasi forca misterioze pushtojnë tokën dhe i bëjnë njerëzit të kryejnë vetëvrasje.

Sigurisht që nuk mungojnë as komentet skeptike në lidhje me suksesin e “Murder Mystery”, megjithëse shihni njëherë trailerin dhe vendoseni vetë nëse ia vlen ose jo.