Tensionimi i situatës politike, Kisha Katolike njofton konferencën e jashtëzakonshme

Situata e tensionuar politike në vend me sa duket ka shqetësuar së tepërmi edhe klerikët pasi ditën e sotme në në orën 17:00, Kisha Katolike ka njoftuar një Konferencë të Jashtëzakonshme për Mediat.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, Kisha Katolike në Shqipëri njofton se Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë Durrësit Imzot George Frendo do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme mbi situaten aktuale dhe krizen politike që po kalon vend ynë.

“Kreu i Konferences Ipeshkvnore të Kishes Katolike në Shqipëri, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë Durrësit Imzot George Frendo O.P., diten e enjte (sot) me datë 20 qershor 2019 ora 17:00, do të dal në një Konferencë të Jashtëzakonshme për Media, mbi situaten aktuale dhe krizen politike që po kalon vend ynë”, shkruhet në këtë njoftim.