Sot kryeministri shkon në ora 18.30 të provokojë Shkodrën. Mijëra turren drejt Shkodrës

Sot, në ora 18.30, në kulmin e krizës politike dhe përplasjeve mes policisë e opozitës, kur ka bërë arrestime masive politike si dhe kur mbrëmë iu arrestoi live në TCH edhe deputetin e tyre Bardh Spahia, kryeministri Rama po shkon në mes të qytetit verior.

Ndërkohë bashkia e Shkodrës ka njoftuar se “Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.
Bazuar në arsyetimin e mësipërm, në përgjigje të një shkrese të Komisariatit të Policisë Vendore Shkodër, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dijeni për mosmiratimin e lejes për aktivitet elektoral të Partisë Socialiste.

Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi.
Bashkëngjitur, komunikimi zyrtar i Bashkisë Shkodër”, thuhet në deklaratë.

Pra duke e ditur se Shkodra nuk duron aspak, asnjeri dhe asgjë që i prek liritë dhe krenarinë e një qyteti të lashtë dhe që ka bërë histori, Edi Rama e ka ndarë mendjen të provokojë sot në ora 18.30. Për këtë ka nisur 1100 forca policie, agjentë sekretë, etj ku don të parakalojë triumfalisht mu në zemër të Shkodrës, duke i poshtëruar si kurrë ndër shekuj.

Kjo vizitë e kryeministrit Rama në Shkodër ka dyndur, të madh e të vogël, për të marshuar kundër tij fiks në të njëjtën orë, kur kryeministri do futet në qytet me makina të blinduara. Mësohet se për arësye sigurie kryeministri nuk do të udhëtojë në makinën e tij, por në një makinë të blinduar te një biznesmeni verior.