Sot duhet të ishte më e kujdesshme, Kujtim Gjuzi komenton veshjen e Arta Markut

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ishte e pranishme ditën e sotme në Kuvend.

Marku bëri një panoramë të punës së prokurorisë dhe luftës kundër kriminalitetet.

Ajo ishte e veshur me ngjyrat mavi, gjë që ra shumë në sy. Veshja e saj është komentuar nga deputeti, Kujtim Gjuzi.

Ky i fundit tha se Marku duhet të ishte më e kujdesshme në veshje, edhe pse mund të zgjedhë çfarë të dojë.

Gjuzi tha:

A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë ç’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje.
Deputeti gjithashtu i kërkoi llogari Ramës për përgjimet e Bild, por kryeministri iu përgjigj duke e quajtur kokë e zbrazët.

Gjuzi komentoi edhe arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahisë, duke i thënë Ramës se po arreston opozitën.