Shtetrrethim në Shkodër, policia terrorizon banorët për mitingun e Ramës

Qyteti i Shkodrës ndodhet sot i rrethuar nga mijëra forca të policisë së shtetit, gardës dhe reparteve speciale. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një mitingu elektoral, dy ditë pasi policia dhunoi dhe arrestoi drejtuesit e opozitës së këtij qyteti.

Dhjetëra banorë janë arrestuar pas tentativës për të bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndërkohë në një akt të paprecedentë u arrestua dhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Arrestimet dhe dhuna e policisë kanë krijuar tensione në gjithë qytetin verior. Ndërsa vizita e Edi Ramës sot duket si një provokim jo vetëm për demokratët, por gjithë qytetarët shkodranë.

Banorët e Shkodrës thonë se situata i ngjan një shtetrrethimi që u kujton kohën e diktaturës. Në zonën ku zhvillohet mitingu i PS janë mbyllur të gjitha lokalet me urdhër të policisë, si dhe ndalohet qarkullimi i mjeteve.  Policia po kontrollon çdo qytetar të dyshuar, por jo vetëm burrat dhe të rinjtë. Pamjet më poshtë tregojnë se kontrollohen edhe fëmijët, vajzat dhe gratë. Frika e policisë për incidente ka bërë ka tejkaluar çdo logjikë.

Dega e PD në Shkodër u bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë presionin e policisë dhe në orën 18:00 të dalin në të gjitha rrugët e qytetit.

Policia me snajper në Shkodër

 

Mitingu i Ramës, qytetarët bllokojnë rrugën Lezhë-Shkodër

Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues opozitës janë mbledhur në autostradën Lezhë-Shkodër për ti bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të jetë sot në orën 19:00 në Shkodër. Qytetarët janë grumbulluar pranë Dajçit dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që kryeministri të hyjë në Shkodër.