Shkodra në shtetrrethim. Qindra forca policore për takimin e Ramës

E gjithë policia e shtetit është zhvendosur në Shkodër, për takimin e kryeministrit Edi Rama me PS. Takimi vjen në një nga momentet më të tensionuara. Vetëm dy ditë më parë policia arrestoi protestuesit e PD që nuk pranojnë mbajnë e zgjedhjeve pa opozitën.

Ndërkohë dje u arrestua dhe ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia për organizim tubimesh të paligjshme.

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se nuk ka asnjë shesh të lirë për mitingun e kryeministri. Dega e PD bënë të ditur se në të njëjtën orë do të zhvillojnë një protestë masive kundër qeverisë “Rama”.