Rëndohet situata në Shkodër, qytetarë të sulmuar nga Policia pa ndjenja drejt spitalit

Vazhdon të precipitojë situata në Shkodër, ku për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia, shumë njerëz janë lënduar.

Një ambulancë është pranë zonës ku ka ndodhur përplasja, ndërkohë që një persona është parë të shoqërohet në Spitalin Rajonal për ndihmë të parë mjekësore pasi ka pasur humbje të ndjenjave.

Forcat e Policisë vazhdojnë ti bllokojnë rrugën qytetarëve, duke mos i lejuar ata të shkojnë më tej.

Ndërkohë që kryeministri nuk po shfaqet në Shkodër, edhe pse kishte lënë takim në orën 18.30 me elektoratin e tij.

Protesta marshin e Shkodrës është udhëhequr nga kryebashkiakja, Voltana Ademi. Ajo ka bërë thirrje që qytetarët të mos shkaktojnë akte dhune, ndërsa i ka udhëhequr ata të marshojnë deri në pikën ku RaMa do mbajë fushatën.

Sipas saj, kryeministri po mban një fushatë të paligjshme, pasi nuk ka leje nga bashkia e këtij qyteti.

Por ndërsa ka udhëhequr protestuesit ajo është parë disa herë në momente të vështira, si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur nga policia.