Rama për Spahinë: U nis për në emision dhe përfundoi në komisariat

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Vaun e Dejës arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia, teksa ishte nisur për në emisionin ”Open”. Duke bërë një ndarje midis drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve që i mbështesin në kundërshtinë e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Rama tha: “Ata të tjerët (qytetarët) janë si puna e atij (Bardh Spahia) që u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat”.