Rama: Kjo është luftë, shtetin nuk e gjunjëzojnë dot

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me sulme ndaj kundërshtarëve të tij politikë, opozitarëve, referuar përplasjeve të fundit në KZAZ-të e disa bashkive. Rama është shprehur se opozita po tenton të hedhë në erë urën e ndërtuar me shumë mund për t’u lidhur me Evropën.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama deklaroi hapur se kjo është “Luftë për drejtësi, ku anti-shteti është kundër drejtësisë. Por ta harrojnë se anti-shteti e gjunjëzon dot shtetin, se nuk jemi më në kohën e haxhi Qamilit, ku anti-shteti triumfonte ndaj shtetit”, tha ai.

Sipas tij, Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian. Më tej, kreu i qeverisë ka theksuar se vendi ynë duhet të provojë se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë para ligjit të gjithë si të barabartë, që nga presidentë, ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra.

“Këto fjalë sot tingëllojnë më aktuale se asnjëherë, sepse më aktuale se asnjëherë është orvatja e Haxhi qamilëve të sotëm për të arritur të pamundurën, për të hedhur në erë urën e ndërtuar me shumë mundim në dekada për t’u lidhur më në fund me Europën, duke u ulur në tryezën e bisedime për anëtarësim. Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian.

Shqipëria duhet të provojë jo më se ka miratuar në Kushtetutë dhe në bazë ligjore gjithçka që i nevojitet një vendi për të qenë vend anëtar i BE, por se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë të gjithë si të barabartë para ligjit, presidentë, ish-presidentë, kryeministria, ish-kryeministria e të gjithë me radhë”, është shprehur Rama.

“Si më mirë e ku më me shpresë për të realizuar këtë hedhje në erë të sistemit të ri demokratik mund të realizohet kjo se sa duke marrë peng procesin zgjedhor. Marrja peng e tij është orvatje për të mbyllur derën. Me përgjime të mbyllura në kasafortë e të mbyllura në partinë që i paralajmëron ato para se të dalin në gjermani, kalendari cuditërisht i përputhur me kalendarin e protestave flasin vetë për këdo do të mendojë. Është një revolucion imagjinar, me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin sepse prodhon pamjet e shëmtuara në sytë e atyre që na shohin nga jashtë e synon të mbjellë frikën te njerëzit brenda sikur cdo ndodhë.” theksoi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama reagoi për shkresën që kryebashkiakja e Shkodrës, kishte sot për forcën e tij politike, duke mos i dhënë leje për takimin elektoral të pasdites.

“Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, cfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve. Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor sic përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme.

Ajo që është e trishtueshme në këtë hisotir është fakti se si në atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve e asnjë mik në krah. Përkundrazi, si shqiptarët edhe partnerët ndërkombëtarë janë kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk ju kujton kjo HaxhiQamilin që thoshte sa të kem Kavajën e Shijakun, ai thoshte një fjalë tjetër. Nuk po e them po e them nuk pyes për francën e Anglinë. Pjesa më e trishtueshme është pjesa e policëve të përdorur, që po humbasin të drejtën të punonjës për shtetin, janë në shkelje të ligjeve dhe edhe pse në këtë farsë entuziazmi shkollash që digjen e vandalizohen, jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit. Dhe 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjve duan apo s’duan. Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite. “ u shpreh Rama.