Punimet në rrjet – Zonat e Tiranës që do të mbetën pa energji ditën e nesërme

Foto ilustruese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme,21 qershor, do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

OSHEE tha se në kuadër të projektit për rikonstruksionin e kabinave në Tiranë, do të kryhen punime në disa zonat e Tiranës e për pasojë do të stakohet energjia në rrugën Eshref Frashëri” pranë rrugës “Don Bosko”, në rrugën e Dibrës pjesërisht dhe rrugën “Thanas Ziko”. Intervali kohor i shkëputjes së energjisë elektrike në këto zona është 9:30-15:00.

Gjithashtu, rruga e Dajtit pjesërisht, rruga “Arkitekt Kasemi” tek Brryli, rruga “Ali Visha”, rruga “Riza Cuko”, rruga ”Lord Bajron”, rruga “Frederik Shiroka”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sabri Preveza” dhe rruga ”Teodor Keko” do të kenë stakim të energjisë në intervalin kohor 09:00-15:00.

Energjia do të stakohet edhe në rrugën  “Njazi Meka” gjatë kohës 09:00-12:00 dhe në rrugën “Besim Fagu”, rruga “5 Maji”  gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.