PSG kërkon 300 milionë euro, por Reali bën një ofertë tjetër për Neymarin

PSG nuk i ka mbyllur portat për largimin e Neymar gjatë kësaj vere. Futbollisti brazilian kërkon që të rikthehet sërish te Barcelona, ekipin e parë me të cilin ka luajtur në Europë. Klubi francez ka vendosur një çmim fiks që shkon në 300 milionë euro, një shifër e frikshme që është e pamundur të paguhet për momentin, pasi Los Blancos kanë shpenzuar 300 milionë euro deri më tani.

 

“Mundo Deportivo” ka prezantuar një ofertë që shkon në 130 milionë euro dhe një mes Gareth Bale dhe James Rodriguez për ta bindur Paris Saint-Germain që ta lërë të lirë. Fiorentino Perez po mendon prej kohësh Neymarin, si një goditje ëndrrash që do të formojë një sulm fantastik me Hazard dhe Benzema.

130 milionë euro në fakt janë pak, pasi PSG e blenë te Barcelona për 222 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/