PS miting në Shkodër, Ademi: Aktivitet i paligjshëm

Në pedonalen e Shkodrës, Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbajë një “miting madhështor” sot në orën 18:30 por Bashkia e Shkodrës nuk e ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e mitingut. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shprehur se mitingu i sotëm është i paligjshëm në kushtet kur presidenti ka anuluar zgjedhjet. ”Aktiviteti i sotëm është i paligjshëm. Ne nuk jemi në kuadrin e një fushate elektorale. Me dekretin e Presidentit zgjedhjet nuk do të zhvillohen, si i tillë tubimi është i paligjshëm. Është informuar në mënyrë zyrtare Drejtoria e Policisë dhe PS. I gjithë sheshi është i mbushur me banderola për aktivitete që ne zhvillojmë gjatë gjithë verës, por edhe për sezonin turistik tashmë të nisur”, u shpreh Ademi për ”A2 News Cnn”.