Princi i Kurorës Saudite, vrasës i gazetarit disident Jamal Khashoggi

“Ekzistojnë prova të besueshme që meritojnë hetime të mëtejshme për një përfshirje të mundshme të princit të kurorës Saudite  Mohammed bin Salman në vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi brenda ambjenteve të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll”, kështu shprehet një raport prej 101 faqesh i ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut që hetojnë rastin.

Hetuesit e OKB-së kanë gjetur dëshmi të besueshme të përgjegjësisë saudite të nivelit të lartë për vrasjen e përshkruar si “të paramenduar” në tetorin e vitit të kaluar. Hetimet bazohen në të dhënat mjedisore që do të hedhin dritë mbi momentet e fundit të jetës së gazetarit.

59-vjeçarit Jamal Khashoggi mund ti jetë dhënë një dozë qetësuese para se të mbytej me një qese plastike, thuhet. në përfundimin e hetimeve të kryera nga Hetuesit e OKB.

Raporti thotë gjithashtu se: “Rreth tetë muaj pas ekzekutimit të Khashoggi, përcaktimi dhe caktimi i përgjegjësive individuale mbetet i fshehur nga sekreti dhe mungesa e një procesi të drejtë”. Deri më tani shteti saudit nuk e ka pranuar publikisht përgjegjësinë e tij për vrasjen./Përgatiti Ilir Çuçi