Policia blindon Shkodën pak para takimit elektoral të Ramës (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar një takim elektoral ditën e sotme në orën 18:30. Ndërkohë burime të “Koha Jonë” bëjnë me dije se policia ka blinduar Shkodrën pak para takimi që do të ketë kryeministri në qendër të qytetit dhe përpara marshimit të paralajmëruar nga opozita.

Siç shihet nga pamjet, sheshi kryesor është rrethuar nga shirita ku ndalohet qarkullimi me mjete, ndërsa ka një numër të konsiderueshëm të shtuar të forcave të policisë edhe nga Tirana.